AKTUALITET, 28 Shkurt 2024, 20:36

Fokus, integrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së! Zbardhet agjenda e Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës, i pranishëm dhe Varhelyi

Fokus, integrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së! Zbardhet agjenda

Më 29 shkurt, do të zhvillohet në Tiranë, agjenda me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 

Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

Agjenda

09:30 – DOORSTEP, MBËRRITJA E LIDERËVE (Pallati i Kongreseve)

09:45 – FJALËT HAPËSE KRYEMINISTRI RAMA – KOMISIONERI VARHELYI

12:00 – FIRMOSJA E MARRËVESHJES

12:30 – KONFERENCË PËR SHTYP.

Fokus, integrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së! Zbardhet agjenda