AKTUALITET, 28 Shkurt 2024, 21:02

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për dy viktima në Korçë

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për dy viktima në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë. Gjithashtu dhe autori ka vdekur. Ai, pasi ka qëlluar mbi viktimën, dyshohet se është vetëvrarë.

Fillimisht, person i qëlluar është transportuar në spital me shenja jete, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa autori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ende nuk dihet motivi i këtij krimi.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.