AKTUALITET, 28 Shkurt 2024, 21:18

Vrasja në Korçë, reagon Policia

Vrasja në Korçë, reagon Policia

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme (28 shkurt) në lagjen nr.18 të  këtij qyteti.

Mësohet se rreth orës 20:25, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri një 40 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.