TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenca ka publikuar këtë të premte një komunikim me mesazhe mes Presidentit Ilir Meta dhe deputetit të PD Belind Këlliçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit.
Komunikimi mes tyre është zhvilluar në datën 8 janar, ndërkohë që ish kryeministri Berisha kishte thirrur atë ditë një protestë në selinë blu, e cila degjeneroi në dhunë.
Në këtë mesazh, kreu i shtetit Ilir Meta porosit Këlliçin “kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr se provokim është”.
“Po po s’bëhet fjalë”, është përgjigja e Këlliçit.
“Mos humbi kontrollin paqësor të protestës”, është mesazhi tjetër i Presidentit Meta.
Komunikimi me SMS me deputetin Belind Këlliçi u bë sot publik nga kreu i shtetit në konferencën që dha për mediat.