TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta thotë se nuk pranon të bëhet palë në lidhje me debatin brenda PD, ku në 8 janar u zhvillua protesta. Sipas Kreut të Shtetit 8 janari nuk është një ngjarje e izoluar, ndërsa u shpreh se dhuna nuk është mekanizëm për marrjen e pushtetit.
“Më duhet të sqaroj qëndrimin tim për këtë çështje. 8 janari në vlerësimin tim nuk është një ngjarje e izoluar, por është një moment tragjik i një procesi politik degradues, që po zhvillohet prej muajsh në sytë e shqiptarëve. Thelbi është mungesa e ballafaqimit me votë të lirë. Jemi ende në kushtet kur institucionet janë minuar nga kapja e segmenteve shtetërore. Për të gjitha energjitë duhet të mobilizoheshin për sistemin e llogaridhënës.
Nuk dua të bëhem palë dhe nuk kam synuar të bëhem palë në konfliktin që ka lindur në PD, por si president jam i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit brenda partisë më të madhe opozitare që mund të ketë vetëm një zgjidhje, votën e lirë dhe respektimin shumicës e dhe garantimin e fraksioneve.,
Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm të personave me precedent kriminal janë alarmante. Është e papranueshme, që të mohohet cdo mekanizëm zgjidhje, duke nxitur forcën dhe revoltën;
Kur të gjithë e kanë të qartë që përdorimi i dhunës nuk është mekanizëm për të marrë pushtetin, po kaq e dënueshëm është përdorimi i dhunës dhe mbajtja e godinave duke mbajtur. Mjetet fizike dhe politike dhe policeske nuk kanë zgjidhje”, tha Meta.