TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dita e enjte dhe e premte do jenë ditët më të ftohta të kësaj jave.
Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani është shprehur se temperaturat do të arrijnë deri në minus 9 gradë celcius në zonën e Bulqizës e Dibrës.
Ndërsa edhe në zonat juglindore do shënohen temperatura shumë të ulëta ku termometri në orët e para të ditëa do zbresë në minus 7 gradë celcius.
Në rang territori temperaturat nuk do kalojnë më shumë se 10 gradë celcius.
Edhe fundjava do vijojë të mbetet e ftohtë pasi do jenë vlerat negative të termometrit në 70% të zonave malore.
Sipas Meteoalb, Ultësira Perëndimore do të ketë rritje të lehtë të temperaturave të shtunën dhe të dielën gjatë orëve të para të ditës ku termometri do ngjitet ne 4-5 gradë.
Ndërsa në orët e mesdites gjatë fundjavës maksimumi do kulmojë deri në 13 gradë celcius.
Edhe java e ardhshme do mbetet e ftohtë dhe me vlera negative. Ajo që vlen të theksohet është se prania e erës do bëjë që i ftohti të ndihet akoma më tepër.