AKTUALITET, 14 Janar 2022, 13:22

Ilir Meta për protestën te PD: Kemi një palë që vetëm përjashton, dhe një palë që kërkon negociata, zgjidhja nuk vjen nga paramilitarët

Ilir Meta për protestën te PD: Kemi një palë që

Presidenti i vendit Ilir Meta ka sulmuar direkt kreun e shkarkuar të PD-së Lulzim Basha në lidhje me atë që ndodhi në datën 8 Janar në selinë e PD-së, kur tha se ka frikë nga vota e lirë.

Meta u shpreh se në PD ka pasur dy palë, njëra që kërkon zgjidhjen e çështjeve me votë të lirë, duke përmendur këtu Palokën, dhe ana tjetër ka refuzuar vazhdimisht të negociojë.

Dhuna në PD ka qenë nga të dyja anët.

Kemi parë një palë që vetëm shkarkon dhe përjashton, përjashton deputetët, përjashton anëtarët e FRPD-së. Ndërkohë që kemi parë përpjekje për negociata nga Paloka, pala tjetër thotë jo. Është e qartë që thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë.

E theksoj edhe njëherë as mjetet fizike, as paramilitare, dhe as ato varetë nuk e zgjidhin këtë çështje, kërkohet urtësi tjetër, dhe nuk duhet të lëndohet askush.

Prania e personave të armatosur brenda PD-së është e papranueshme.

Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm të personave me precedent kriminal janë alarmante. Është e papranueshme, që të mohohet cdo mekanizëm zgjidhje, duke nxitur forcën dhe revoltën u shpreh Meta.