TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta konferencën e parë për vitin 2022 e nisi me çështjen e zgjedhjeve vendore dhe në ato bashku që kanë mbetur pa kryetar. Sipas Kreut të Shtetit, ai ka pritur vendimin e gjykatës kushtetuese, që sic argumentoi Kreu i Shtetit Kushtetuesja nuk pati vullnet t’i jepte zgjidhje, duke ia lënë në dorë juridiksionit politike.
Meta tha se i ka dërguar një letër Komisionerit Zgjedhor për të marrë informacion mbi bashkitë që nuk kanë kryetar në mënyrë që të vijohet më pas me procedurat që ndjekin për zgjedhjen e krerëve të tyre.
Në këtë mënyrë, Meta është duke shkuar drejt shpalljes së datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Më herët, ai kishte deklaruar se vetë kryedemokrati Lulzim Basha i kishte kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale për shkak të zhvillimeve të brendshme në PD.
Meta tha se nuk ka nevojë të konsultohet me askënd pasi këto janë zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme.
“Zgjedhjet duhej të ishin bërë më herët, jemi shumë vonë”, tha Meta.