AKTUALITET, 14 Janar 2022, 13:56

Zbardhet letra që Presidenti Meta i dërgon Ilirjan Celibashit. Ja informacioni që kërkon për bashkitë pa kryetarë

Zbardhet letra që Presidenti Meta i dërgon Ilirjan Celibashit. Ja

Presidenti i Republikës Ilir Meta, deklaroi sot se i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore në disa bashki, të cilat janë pa kryetarë. Në shkresë, Kreu i Shtetit i ka kërkuar informacion Komisionerit se cilat janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore, në të cilat përgjatë periudhës 30 qershor – Janar 2022 u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

Presidenti pyet se cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është e nevojshme organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës?

Presidenti po ashtu thotë se “ky informacion duhet të jetë i saktë dhe i plotë dhe me të dhënat e nevojshme si dhe të përcillet sa më shpejt”

Zbardhet letra që Presidenti Meta i dërgon Ilirjan Celibashit. Ja

Zbardhet letra që Presidenti Meta i dërgon Ilirjan Celibashit. Ja