AKTUALITET, 14 Janar 2022, 13:11

Përplasja te selia e PD-së, Meta nxjerr SMS-të me deputetin: Kujdes, është provokim!

Përplasja te selia e PD-së, Meta nxjerr SMS-të me deputetin:

Presidenti Ilir Meta ka publikuar shkëmbimet e SMS-ve me deputetin e PD-së Belind Këlliçi. Meta tha se nuk ka patur njerëz në oborrin e PD-së siç është akuzuar, madje sipas tij ai ka kërkuar nga mbështetësit e Berishës që të mos ushtrojnë dhunë.

Të shtunën në 10:24. Kur pash makinat në oborrin e PD , e vlerësëova si një moment provokativ. E mora në telefon, nuk ma hapi dhe pastaj me shkruan se sa mbaroi një mbledhje me të rinjtë e PD-së.

I them: Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr sepse është provokim. “Po po nuk behet fjalë”, më thotë ai.

Në 11.10, 20 minuta para se të hapej dera. I them: Mos humbni kotrollion paqësor të protestës. “Po” më thotë.