TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati, ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga tre televizione, Klan News, New24 dhe Fax News, të cilat transmetojnë kasetat e gatshme dhe propagandistike të Erion Veliajt, duke ua shitur shqiptarëve sikur janë live, pra në kohë reale.
Bushati e quan këtë mashtrim të televizioneve informative, përfshirë News24, që pretendon se është TV kritike me mazhorancën dhe po goditet nga regjimi (TV i pishinave), si një "masakër".
"Masakra vazhdon. TV transmetojne njekojesisht si "live" nje kronike çerekoreshe te montuar nga bashkia, ku Veliaj mban fjalim per produktet vendore (e bukra se jane aq te kapur sa nuk turperohen kur montimi shfaqet dukshem).
Manipulim i paster ne kuader te fushates qe ende s'ka nisur zyrtarisht, por qe ne fund do na e shesin per te drejte dhe te ndershme", shkruan Bushati.


