TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije këtë të enjte vendimin e qeverisë lidhur me miratimin e amendimit për zhurmat në mjedis.
Në një deklaratë për mediat, Kumbaro tha se qeveria ka vendosur të miratojë ligjin i cili do të rregullojë dhe përcaktojë se cilat zona duhet të jenë të qeta dhe ato ku mund të zhvillohen aktivitete, ku theksoi se fashat orare do të jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës.
Sakaq shtoi se do të jetë përgjegjësi e policisë bashkiake për të kontrolluar këto zona ku shkelet ligji pasi Bashkia të ketë përcaktuar dhe hartën në lidhje me ndotjen akustike ku do të caktohen se në cilat vende mund të zhvillohet aktivitet me muzikë jashtë kësaj fashe.
Kumbaro: Miratuam amendimet dhe ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis, është një punë 1 vjeçare kur një nga shqetësimet që kishin bizneset, operatorët apo pushuesit ishte ndotja akustike e shpërndarë në hotele, lokale dhe ne i kemi dhënë zgjidhje ku duke filluar nga ky sezon me miratimin e ligjit në Parlament do të kemi një kontroll në lidhje me fashat orare shumë më të kontrolluara dhe një kompetencë më të zgjeruar të policisë së shteti.
Do të kontrollohet ndotja akustike, oraret dhe një detyrë për bashkinë të cilët do të përcaktojnë hartën në lidhje me ndotjen akustike, zonat e banuara dhe ato ku mund të zhvillohen aktivitete me muzikë.
Do të ketë një ndarje më të qartë të kompetencave për policinë bashkiake e cila do kontrollojë por do të pajiset dhe me mjete më certifikuese. Do t’i japim fund njëherë e mirë atij topi që hidhej sa te policia, shëndetësia, tani i kanë rrolet të qarta. Fashat orare për sezonin e verës për aktivitetet muzikore do të jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës dhe në përputhje me hartën e miratuar nga bashkia do të monitorohen dhe penalizohen aktivitetet që nuk respektojnë këto ligje”, tha ajo.
A do të pengohen bizneset që pas orës 12 nuk do të kenë një muzikë të lartë dhe klientët largohen?
Normat e muzikës nuk kanë qenë deri më tani të kontrolluara, ne kemi pasur urdhëruese por nuk kishte kompetenca se kush e kontrollonte. Bashkitë do të përcaktojnë se cilat janë ato zona që mund të zhvillojnë aktivitet me muzikë, ku duhet të jenë larg banesave ku jetohet dhe shplodhet. Nuk mund të bashkëjetojnë në një zonë edhe jeta e natës, qetësia.