TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas Çelës, vakancat e krijuara nga vettingu në Prokurori kanë shkuar deri në 42%
“Vitin e kaluar vijoi krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve për shkak të rivlerësimit kalimtar. Ndërkohë, mëgjithë situatën e rënduar, prokurorët dhe strukturat administrative e mbështetëse në prokurori vazhduan përpjekjet për të përballuar këtë gjendje kalimtare”, tha ai.
Më pas shtoi: “Në kuadrin e mbikëqyrjes së zbatimit të rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave, objektivave institucionale, udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit të miratuara, jemi të ndërgjegjshëm se realizimi i tyre është vështirësuar, si për shkak se në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm vijon krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme në këtë periudhë të gjatë kalimtare, ashtu dhe nevojave për ndryshimeve ligjore në kuadrin e implementimit të reformës dhe në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm.”
Ndërkohë, Olsian Çela ka raportuar performancën e Prokurorive në Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit.
Performanca e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë:
–Procedime të regjistruara/procedime të përfunduara (Niveli i efikasitetit)
Të dhënat me numrin e procedimeve të regjistruara për secilën prokurori pranë gjykatave të shkallës së parë, përgjatë vitit 2022, janë në paraqitjen grafike më poshtë:

Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori, për vitin 2022 evidentohet performancë më e ulët në prokuroritë e rretheve gjyqësor Kavajë, Gjirokastër, Lushnje, Përmet, me tregues të performancës nën 75 %, etj, ndërsa performanca më e lartë evidentohet në prokuroritë e rretheve gjyqësore Pukë, Kukës, Krujë, Kurbin, Sarandë, Vlorë, Mat e disa të tjera me tregues të performancës mbi 100%.
–Procedime në ndjekje/procedime të përfunduara
Në paraqitjen grafike më poshtë “Raporti i pocedimeve të përfunduara me procedimet në ndjekje/hetim” evidentohet përqindja e raportit të procedimeve të përfunduara me çështjet në ndjekje/hetim (mbartura dhe regjistruara, etj), d.m.th procedimet në ndjekje, në secilën prokurori për vitin 2022, evidentojnë treguesit si: nga performanca më e ulët që konstatohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Sarandë, ku janë përfunduar 15 % e procedimeve në ndjekje, dhe vijon me rend rritës në rrethet gjyqësore Gjirokastër, Berat, Dibër, Korçë, Pogradec deri në 35 %, dhe tregues me performancë më të lartë në prokuroritë e rretheve gjyqësore Mat, Kukës, që kanë përfunduar 74 % të procedimeve në ndjekje dhe që vijon në rend zbritës në rrethet gjyqësore Kurbin, Shkodër, Lezhë përkatësisht 69 %, 65%, 53% etj nën 50 %.
i) Performanca e prokurorive pranë gjykatave të apeleve
– Procedime të regjistruara/procedime të përfunduara
Në kuadrin e vlerësimit të performancës së prokurorive të apelit, treguesi “çështje themeli dhe masa sigurimi” që evidenton çështjet e themelit dhe masat e sigurimit të regjistruara përgjatë vitit 2022 sipas prokurorive të apeleve, dhe treguesi “kërkesa për themel dhe masa sigurimi” që evidenton numrin e çështjeve që prokurorët e apelit kanë përfunduar në gjykatën e apelit, janë paraqitur në grafikun dhe tabelën më poshtë.

Raporti në përqindje i procedimeve të përfunduara me çështjet e regjistruara në secilën prokurori apeli për vitin 2022, evidenton treguesit, -nga performanca më e ulën 86 % në Prokurorinë e Apelit Durrës, deri në performancën më të lartë 110 % në Prokurorinë e Apelit Korçë.
Ky raport evidenton dhe efikasitetin e punës të secilës prokurori apeli brenda vitit 2022, ku pasqyrohet gatishmëria dhe mundësia e secilës prokurori për të përfunduar brenda vitit procedimet e regjistruara.