TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkeled Alibeaj është shprehur se “mazhoranca ka vendosur që t’i vendosë kazmën parlamentit”.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Alibeaj tregoi arsyet përse nuk u ngrit Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit, duke i kërkuar qeverisë të t’i tregojë shqiptarëve se “ky Kuvend ka marrë fund”.
Alibeaj: “Mesa duket ju keni vendosur që këtij parlamenti ti vendosni kazmën. Një deputeteje ia hiqni fjalën pa e mbaruar fjalën. Ngrihet deputeti i mazhorancës heq një çështje nga rendi i ditës pa dhënë asnjë shpjegim, ndërkohë që deputetët e tjerë janë përgatitur për ta diskutuar.
Keni një detyrim për të bërë të ditur se ç’ndodhi në Konferencën e Kryetarëve, e kaluat kështu “një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor nuk mori konsensusin”. Keni detyrimin për ta bërë me dije arsyet e vërteta përse u vendos në atë mënyrë dhe përse nuk kishte konsensus, bëjeni me dije.
Po e bëj unë, se cila ka qenë arsyeja: “Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti ka ndërmend të bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk pranohen. Ndërkohë që Kushtetuta është e qartë se kur ky Parlamenti ka detyrimin për të ngritur një Komision Hetimor, mjafton të ketë nënshkrimet, që i ka, të ketë një objekt sipas parashikimit kushtetues. Të ketë përcaktuar edhe afatet, përbërjen. Është detyrim i këtij Parlamenti për ta miratuar pa asnjë lloj diskutimi.
Kjo është panorama me të cilën ju si përfaqësuese e këtij Kuvendi, për tu treguar së paku shqiptarëve se ky Parlament ka marrë fund, është barra juaj për të mbajtur këtë përgjegjësi.
Po tregoj arsyet përse asgjësuat njëherë e përgjithmonë të vetmin instrument që opozita dhe deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin parlamentar.”