AKTUALITET, 13 Prill 2023, 13:06

Berisha tregon kush do ta financojë në fushatën zgjedhore

Berisha tregon kush do ta financojë në fushatën zgjedhore

Sali Berisha nuk përfitoi asnjë fond nga KQZ, pasi paratë i kaluan PD-së së Alibeajt. Për këtë ish-kryeministri u shpreh se kjo që po i bëhet 620 mijë votuesve të PD është e turpshme.

Në një komunikim me gazetarët jashtë parlamentit, Berisha u shpreh se ai do të financohet kontribute vullnetare të anëtarëve.

Shumë shpejt u shpreh Berisha do të bëhet publike edhe rregullorja për përballimin e fushatës.

“Një nga aktet më të turpshme më të shëmtuara është se  mundin e 620 mijë qytetarëve që votuan PD, grabiten nga një grup vegla, pengje të Ramës dhe grabitën 2 milionë euro dhe përfaqësuesit e 620 mijë votuesve në 61 bashki nuk marrin asnjë qindarke. Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij regjimi. Kjo tregon amoralitetin e Ramës, keqpërdorimin e Alibashë. Por PD e sigurt drejt fitores, asgjë nuk e pengon.

Ju e shikoni çfarë të dridhura u kanë hyrë qeveritarëve. Po financohet dhe do të fonacionet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të saj. PD po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitore kudo.

Jam këtu për një thirrje nga zemra për qytetarët e Tiranës. Të shndërrojnë datën 15 në arenën ndërkombëtar ne ditën e triumfit kombëtar, të opozitës shqiptare, ditën e cunamit të madh të lirisë për shqiptarët”, tha Berisha.