TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Bërxullës janë në pritje të diskutimeve me titullarë të Kadastrës, me qëllim për të gjetur një zgjidhje. Kjo u bë e ditur nga kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni, i cili paralajmëroi se nëse nuk do të marrin një përgjigje do të përshkallëzojnë protestën në forma të tjera.
“Ne jemi në pritje, nuk do të largohemi derisa të marrim përgjigje. Tani ka arritur puna që duhet të fillojmë edhe ne të përshkallëzojmë protestën, sepse në mënyrë paqësorë nuk japin zgjidhje”, tha Koni për mediat.
Kujtojmë që prej orëve të para të mëngjesit banorët e Bërxullës ishin në zyrat e Kadastrës, ku disa herë tentuan të futeshin, por nuk janë lejuar nga policia dhe rojet e sigurisë.
Ata kërkojnë nga Kadastra që të certifikojë pronat e tyre.
Prej disa muajsh banorët protestojnë kundër projektit të rrugës Thumanë- Kashar, pasi ky projekt prek banesat e tyre.