TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Artur Zheji tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Rama po bën një fushatë shumë të mirë dhe se qeveria dhe pushteti vendor po bashkëpunojnë shumë për të fituar.
Zheji i shpreh se nuk do të ketë asgjë të re dhe se Veliaj do të fitojë bashkinë e Tiranës.
“Kryeministri po bën super fushatë. Rivalët në Tiranë janë minorë edhe në pasqyrimin mediatik, edhe në profil.
Sa i përket Belos, mendoj se ishte shumë ambicioz. Aleanca midis pushtetit qendror dhe lokal në të gjithë Shqipërinë është shumë e fortë. Shpresa e Këlliçit do të ishte nëse do të kishim një çarje mes Ramës dhe Veliajt.
Mendoj se ka konsolidim mes Ramës dhe Veliajt.
Veliaj është i zoti për të joshuar dhe lobuar.
Por shoh politikë. Është e domosdoshme ndërhyrja e Doktorit dhe e Metës në fushatë, pasi i japin valencën politike që e ka impostuar Rama. Që kur thotë Këlliçi , që do të bëjë transportin falas dhe kur pamë tabelën e financimeve që Shkodra ishte e krahasueshme me Tepelenën, kuptohet sa e tmerrshme do të kishte të ishte në antagonizëm me pushtetin qendror.
Nuk shoh ndonjë gjë të re te asnjëri, i shoh simetrikë. Por duke qenë se nuk ka asgjë të re, fiton Veliaj”-u shpreh Zheji.