TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Benet Beci ka debatuar me analistin Neritan Sejamini në emisionin "Të Paekspozuarit", lidhur me kandidimin e tij dhe faktin se po prezantohet si një kandidat teknik dhe jo politik.
Sejamini gjithashtu vërtetoi se disa projekte financohen nga kredi të huaja dhe se projektet mund të zbatohen njëlloj edhe me kandidatin e opozitës, ndaj kjo nuk është ndonjë meritë e kandidatit socialist, por e qeverisë që merr kredinë.
Beci e kundërshtoi këtë argument, duke thënë se për marrjen e kredive duhet "profesionalizëm".
Debati:
Neritan Sejamini: Ne po flasim që nuk po bëhet dot një rrugë nga Lezha në Shkodër dhe vazhdojmë me këto projekte për të cilat nuk ka as fonde...
Benet Beci: Ajo po bëhet.
Neritan Sejamini: Si po bëhet? Ku është fondi? Në fondin e buxhetit ku janë parashikuar? Në buxhetin afatmesëm ku është parashikuar? Ti thua ka filluar, unë po të pyes, në buxhetin afatmesëm 2023-2027, sa është parashikuar fondi?
Benet Beci: Rruga që po bëhet nga Shëngjini në Velipojë, është nga fondet e BERZH dhe është 25 milionë dollarë. Është nga fondet e BERZH.
Neritan Sejamini: Pra qeveria shqiptare i ka marrë borxh bankës Evropiane për këtë projekt. Këtë e bën edhe Bardh Spahia. Nëse është marrë kredi, ajo merret me destinacion dhe projekt konkret.
Benet Beci: A ke marër ndonjëherë kredi?
Neritan Sejamini:Di si merr qeveria.
Benet Beci: Të marrësh kredi duhet të kesh ide, projekt të mirë, të bësh fisbilitetin. Mendoni se të jep njeri lekët duke thënë jam i majtë apo i djathtë? Në fondin e BERZH ka patur 200 aplikime dhe kanë fituar 6. Kur është argumentuar, ka patur aftësi për të marrë fondet. Nuk jep njeri fondet nëse nuk je profesional dhe argumentues. Të marrësh fondet e BE, duhet të punosh shumë.
Neritan Sejamini: Janë marrë këto fonde apo jo?
Benet Beci: Po.
Neritan Sejamini: Atëherë këtë fond do ta përdorë edhe zoti Spahia.
Benet Beci: Do të flasim si politikanë apo profesionistë?
Neritan Sejamini: Ju jeni person politik pavarësisht se mundoheni të hiqeni si person menaxherial. Ky është post thellësisht politik, fushata është thellësisht politike. Kryetari i Bashkisë është person politik. Vendimet që do të merrni ju janë vendime politike. Këto projekte nëse janë marrë, do ti bëjë edhe kundërshtari juaj, sepse është kredi me garanci sovrane. Mbaroi kjo gje, si ju, si zoti Spahia, iku. Pyetja ime është, pse keni zgjedhur këtë projekt dhe jo rrugën?
Mbi çfarë baze nuk keni zgjedhur një projekt infrastrukturor, por keni zgjedhur këtë projekt, apo projektin e hyrjes që është ndërhyrje estetike?
Benet Beci: Në pikën e parë që shtruat, beteja e fortë për ta mbajtur në sensin politik Shkodrën, duket e bukur nga Tirana që të duket si film i një beteje politike. Në Shkodër, problemi ekonomik, problemi i menaxhimit të qytetit, është çështje jetike. Nëse ju vijoni diskutim politik, më duket se doni të shihni të njëjtin film për 30 vjet.
Neritan Sejamini: Ju jeni keqkuptuar, por ju jeni në politikë dhe politika është gjë e mirë, jo e keqe.
Benet Beci: Të bësh një gjë që nuk e di është gjë e keqe.
Neritan Sejamini: Ju keni qenë deputet deri para një muaji. Ju nuk mund të thoni do ta bëj siç dua vetë, por a jeni i vetëdijshëm që jeni në një garë politike? Është post thellësisht politik.
Benet Beci: Unë nuk jam këtu për Partinë Socialiste, por shërbëtor i tjetër lloji. për kryetar Bashkie.
Neritan Sejamini: Ju a bëtë thirrje në 2021 të votohet PS?
Benet Beci: Po, por çfarë rëndësie ka kjo?
Neritan Sejamini: Ju keni bërë një fushatë, duke thënë jam një menaxher shumë i mirë. Por ajo që harroni ju, janë fondet që vijnë nga qeveria.