AKTUALITET, 4 Maj 2023, 23:26

"Funeral falas në Libohovë!"/ Kandidati i "Bashkë Fitojmë" shpjegon "premtimin" e bujshëm

"Funeral falas në Libohovë!"/ Kandidati i "Bashkë

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Libohovë, Adil Xhelili, u kthye në një personazh mjaft të komentuar, për shkak se premtoi funeral falas nga Bashkia. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Xhelili shpjegoi nismën e tij dhe e lidhi me faktin se në Libohovë popullësia është mjaft e plakur dhe shërbimi funeral është shumë i kushtueshëm. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Jeni kthyer në personazh mjaft të komentuar për shkak të një premtimi për funeral falas në Libohovë. Pse të erdhi kjo ide?

Adil Xhelili: Do të doja mirëkuptimin e të gjithëve që kjo fjalë të mos quhet premtim, sepse këto janë çështje të përditshmërisë dhe jetës. Kjo mungon sepse shërbimet publike që duhet t'i ofrojë pushteti vendor, nuk i ka ofruar deri sot. Dua t’ju them se një funeral në Bashkinë e Libohovës kushton rreth 800 mijë lek të vjetra. Janë të ardhura të konsiderueshme. Bashkia e Libohovës duhet të jetë pro qytetarëve dhe në raste të tilla të jetë krahu i tyre dhe t’ua lehtësojë këtë barrë.

Ylli Rakipi: Sa banorë ka Libohova?

Adil Xhelili: 4500-4600 banorë.

Ylli Rakipi: Pjesë dërrmuese janë të vjetër?

Adil Xhelili: Në zonat rurale janë mosha të treta dhe shërbimet në këto zona janë të pakta.

Ylli Rakipi: Kjo duhet të jetë falas për të gjithë apo vetëm për persona që nuk ka kush ti varrosë?

Adil Xhelili: Janë shërbime që përfshijnë një gamë të gjerë, i kam paracaktuar edhe në program. Një ndihmesë në raste fatkeqësish është edhe kjo sepse bashkia i ka mundësitë.

Ylli Rakipi: Mos të kthehet në bumerang kjo dhe nuk të jep njeri votë, për gjëra që ndodhin pas vdekjes…?

Adil Xhelili: BAshkia duhet të ofrojë shërbimin që mos ta paguajnë këta njerëz.