TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy grekë dhe një shqiptar, tashmë në paraburgim, akuzohen se kanë marrë peng një biznesmen në Spanjë që merrej me kriptomonedha. Autorët, që u arrestuan këtë të mërkurë nga Policia Kombëtare e Spanjës në qytetin turistik të Benalmádena në Malaga, dyshohet se kanë rrëmbyer dhe i kanë kërkuar 1 milion euro biznesmenit, që aktivitetin e kishte në Costa del Sol.
Kyçe për policinë që çoi në zbardhjen e ngjarjes, ishte fotografia e jashtme e shtëpisë që u dërgua nga numri i viktimës, te shoku i tij. Shoku i biznesmenit, nga Hungaria, kishte marrë disa fotografi dhe audio nga celulari i viktimës në të cilat grabitësit i kërkonin të paguante një milion euro si hap paraprak dhe thelbësor për lirimin e tij. Ndër fotografitë që rrëmbyesit e dyshuar i dërguan mikut të të rrëmbyerit ishte edhe “një imazh shqetësues” në të cilin biznesmeni i ri shihej i shtrirë në tokë me një pistoletë të drejtuar drejtpërdrejt në kokë.
Por fati ishte në anën e viktimës, i cila nuk ngurroi të përfitonte nga një neglizhencë e rrëmbyesve të tij për të dërguar një fotografi që tregonte pjesën e jashtme të vendit ku po mbahej kundër vullnetit të tij. Imazhi, i marrë nga një dritare brenda pronës, do të çonte më vonë agjentët spanjollë të zbatimit të ligjit të identifikonin banesën në fjalë.
Pas lokalizimit të pronës, një vilë luksoze me tre kate në Benalmádena, oficerët e policisë bënë të mundur arrestimin e autorëve, të cilët janë të moshave, 35, 36 dhe 54 vjeç. Ata ndodhen në paraburgim në stacionin e policisë së Malagas.