AKTUALITET, 4 Maj 2023, 23:13

“Paguan 60 milionë euro në vit taksa dhe qeveria investoi vetëm 39 milionë për tre vite”, gazetarja i nxjerr Benet Becit shifrat si diskriminohet Shkodra

“Paguan 60 milionë euro në vit taksa dhe qeveria investoi

Në studion e emisionit “Të Paeskpozuarit”, gazetarja Ola Xama tregoi disa tabela për investimet publike që ka bërë qeveria prej vitit 2020 në bashkitë e vendit, ku Shkodra ka marrë vetëm 39 milionë euro, shumë më pak se bashki të tjera periferike dhe shumë më të vogla, duke treguar se ajo është diskriminuar nga qeveria e majtë. Por kandidati socialist Benet Beci tha se bashkia nuk ka patur projekte.

Debati

Ola Xama: Shumica e fondeve për bashkinë e Shkodrës shkojnë për ndihmën ekonomike dhe familjet në nevojë dhe është një qytet që ka varfëri. Investimet në punë publike në Shkodër në vitet 2020-2023 janë 39 milionë euro, ndërsa Dibra 110 milionë euro, Korça 234 milionë euro.

Benet Beci: A ke pyetur se çfarë projektesh ka paraqitur bashkia?

Ola Xama: Nëse shohim, taksat që paguan Shkodra janë 60 milionë euro në vit, ndërkohë që ato që paguan Korça janë 40 milionë euro. Si ka mundësi që qytetarët e Shkodrës paguajnë më shumë taksa dhe marrin më pak shërbime.

Benet Beci: Këto janë punë që bëhen me paraqitje projektesh.

Ola Xama: Ky është një diskriminim.

Benet Beci: Po a e di se sa punon Korça për të bërë projekte? Punojnë dhe nuk rrinë të qahen.

Ola Xama: Janë punët publike që ka bërë Ministria e Infrastrukturës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Nuk mund t’i bëhet kjo një qyteti.

Enton Abilekaj: Kryetari i bashkisë së Shkodrës tha se ka çuar projektet në Tiranë dhe nuk ka marrë asnjë lek.

Benet Beci: Po nuk ka çuar asnjë projekt, të lutem tani!

“Paguan 60 milionë euro në vit taksa dhe qeveria investoi