TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Enton Abilekaj ka debatuar me kandidatin e Partisë Socialiste, Benet Beci, në emisionin "Të Paekspozuarit", lidhur me diskriminimin e Shkodrës nga qeveria dhe mungesën e fondeve, duke e quajtur një diskriminim për shkak të bindjeve politike të djathta.
Beci paraqiti disa nga projektet e tij dhe e paraqiti veten si një kandidat teknik që ka për qëllim të punojë për zhvillimin e qytetit dhe të ekonomisë dhe jo si një përfaqësuese politik.
Pjesë nga debati:
Enton Abilekaj: Dakord e pranojmë që zoti Beci shkon si një teknik, por këtë duhet ta bëjë me projektin e vet, jo paketë me Edi Ramën. Jo të thotë, po nuk vajta unë atje, nuk ka fonde.
Benet Beci: Unë nuk e kam thënë këtë.
Enton Abilekaj: Po e lini të kuptohet, sepse po prezantoni cfarë do të bëjë qeveria për Shkodrën. Kjo është paketë Beci-Rama. Beci kryetar i Bashkisë së Shkodrës, cfarë do të bëjë?
Benet Beci: Keni 30 vjet që doni një film në Shkodër. Unë them se si bëhet, pastaj ju thoni politikën.
Enton Abilekaj: Nuk flas për t’ju bërë biografinë, por them që sot keni vajtur në Shkodër. Ju jeni për kryetar të bashkisë dhe jo për qarkun, nuk jeni Prefekti. Cfarë do të bëni për Bashkinë?
Benet Beci: Nuk mund të zhvillosh qytetin pa kuptuar aspektin strategjik.
Enton Abilekaj: Qeveria ka vendosur të diskriminojë çdo bashki që nuk e kontrollon. Shkodranët mund të duan zhvillim edhe kështu, por kjo do ti japë aq më shumë pushtet Ramës të rrisë kontrollin mbi gjithçka. Kryeministri kur shpërndan fondet, nuk duhet të bëjë përzgjedhje politike. Kjo e kompromenton zotin Beci edhe pse nuk varet nga zoti Beci.
Benet Beci: Duhet të sakrifikojnë shkodranët për këtë? Duhet punë, punë dhe vetëm punë. U lodhëm duke bërë këto debate.