AKTUALITET, 4 Maj 2023, 21:16

"Nuk përdorni as ngjyrën e PS, keni turp nga partia?!"/ Rakipi pyet Benet Becin: Pse distancoheni nga PS?

"Nuk përdorni as ngjyrën e PS, keni turp nga partia?!"/

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për të prezantuar programin e tij.  

Beci është pyetur nga Ylli Rakipi se përse përpiqet të distancohet nga PS, madje nuk përdor as ngjyrën që e karakterizon këtë parti. 

Beci deklaroi se nuk është një politikan tipik dhe se programi i tij është ekonomik dhe jo politik. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Gjatë gjithë fushatës tuaj ju jeni përpjekur të distancoheni nga Partia Socialiste, sikur ju jeni një kandidat pa parti. Edhe ngjyrën e PS-së nuk e përdorni. Pse? Nuk ju vjen turp nga Partia Socialiste apo jo?  

Benet Beci: Unë nuk jam politikan tipik. Nuk shkoj si politikan i mbështetur nga PS, vajtja në Shkodër, oferta nuk është politike. Është kaq e thjeshtë. Nuk po shkojmë politikisht. Nuk kam relacion politik të fuqishëm për të shprehur. Unë çoj një ofertë, të eksperiencës time.

Ylli Rakipi: Edhe opozita kështu thotë. Berisha ju krahason me ujkun që lyen këmbët me miell. Pra doktori thotë e ke lyer këmbën me miell dhe ke vajtur atje, për të ngrënë kecat...

Benet Beci: Nuk ka se si të mos shkoj në Shkodër. Ajo është për mua një ëndërr të kem mundësi ta bëj këtë gjë në Shkodër.

Enton Abilekaj: Ju vendlindjen e keni në Shkodër apo Tiranë?

Benet Beci: Në Tiranë, por shtëpia e gjyshit…

Enton Abielkaj: Gjendjen civile e keni në Shkodër? Prej sa vitesh?

Benet Beci: Po e kam, së fundmi e kam. Edhe gegnisht nuk flas, por babai im është studiuesi më i madh i gëgnishtes. Unë nuk e shoh as sikur hyj në kala, apo hap një derë, por si një ofertë, vij në Shkodër me një propozim. Nuk e shoh sikur do të mësyj diçka.

"Nuk përdorni as ngjyrën e PS, keni turp nga partia?!"/

"Nuk përdorni as ngjyrën e PS, keni turp nga partia?!"/

"Nuk përdorni as ngjyrën e PS, keni turp nga partia?!"/