AKTUALITET, 4 Maj 2023, 23:05

Ola Xama: 200 milionë euro në ndërtimet e Tiranës nuk dihet nga vijnë, por qëndrimet e Këlliçit më bëjnë skeptike!

Ola Xama: 200 milionë euro në ndërtimet e Tiranës nuk dihet

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka bërë llogaritë e parave që investohen në ndërtim në Tiranë dhe rezulton se rreth 200 milionë euro në vit nuk dihet nga e kanë origjinën. 

Xama shtoi se edhe propozimet e kandidatit të opozitës, Belind Këlliçit, e bëjnë skeptike dhe mund të krijojnë monopole me kompanitë e ndërtimit. 

Pjesë nga biseda: 

Ola Xama: Nëse shohim treguesit fundamental ekonomik, nuk na përgjigjet rreth 40% e parave që investohen në sektorin e ndërtimit, afron 200 milionë euro në vit, që nuk dihet nga vijnë. Nëse i kryqëzojmë të dhënat, 200 milionë euro në vit nuk justifikohen që kanë hyrë në ndërtim në Tiranë.

Ylli Rakipi: Kandidati i opozitë nuk e kupton këtë?

Ola Xama: E pyeta atë (Belind Këlliçin) si do të vazhdoni me ndërtimet? Më tha nuk jam kundër zhvillimit. Kjo më la të kuptoj se do të vijojë planin e kryetarit aktual. Kur e pyet si do të bësh projektet? Premtimet e Belos varen shumë nga ndërtimi. Ai propozim për taksë të re nuk ka dhe natyrshëm më lind pyetja cfarë do të bëni me ndërtimet? Ai tha të ndërtohet në periferi. Tha që do të nisë hetim për lejet e dhëna, por kryetari i Bashkisë nuk është polic dhe hetues. Këlliçi tha do ta kushtëzoj me historik, ai kështu krijon monopolet. Të njëjtat firma që po ndërtojnë sot, ato do të vijojnë. Edhe firmat që dyshohen për pastrim parash do të vijojnë të ndërtojnë. Këto argumenta më bëjnë skeptike për qëndrimin e opozitës dhe qasjen ndaj ndërtimit.

Ola Xama: 200 milionë euro në ndërtimet e Tiranës nuk dihet

Ola Xama: 200 milionë euro në ndërtimet e Tiranës nuk dihet