AKTUALITET, 12 Nëntor 2021, 08:28

Kryemadhi: PD na premtoi se Merkel dhe PPE do të përshëndesnin djegien e mandateve

Kryemadhi: PD na premtoi se Merkel dhe PPE do të përshëndesnin

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zbuluar për herë të parë se Partia Demokratike i kishte premtuar se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Partia Popullore Evropiane do të përshëndeste vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

Në përgjigjen e saj për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha në emisionin “Open” se PD-ja i ofroi LSI-së, 15 mandate të sigurta për tu futur në një listë të përbashkët në zgjedhje, Kryemadhi zbulon edhe këtë prapaskenë.

“Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij,” – shkroi Kryemadhi.