TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sipas aktivistes Evi Kokalari, intervistat e ambasadores Juri Kim dhe diplomatit amerikan Richard Grenell, i cili ishte disa ditë më parë në Shqipëri, nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kokalari tha se, Juri Kim e ka koordinuar deklaratën e saj me daljen e Berishës, që flet për 4200 firmat e mbledhura, ndërkohë që thekson se Grenell nuk foli për mediat shqiptare dhe se ka ardhur në Shqipëri si person privat.
“Nuk e besoj se intervistat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Juri Kim duket se e ka koordinuar deklaratën e saj me daljen e Berishës që flet për 4200 firmat e mbledhura.
Grenell nuk foli për mediat shqiptare, ai erdhi në Shqipëri si person privat, është shumë i afërt me Donald Trump.
Para se të vinin në Shqipëri ne ishim në një event ku ishte Trump dhe Zonja e Parë. Ai e ka bërë deklaratën për një intervistë në Amerikë.
Është hera e parë që ai e ka përmendur Berishën me emër. Juri Kim nuk e ka bërë për Grenell këtë”, tha Kokalari.