AKTUALITET, 11 Nëntor 2021, 22:18

Shkullaku: Berisha do të rikthejë fuqinë e përfaqësimit në politikë dhe do të do vërë në lëvizje dhe Ramën

Shkullaku: Berisha do të rikthejë fuqinë e përfaqësimit

Nëse duhet të kthehet Sali Berisha në krye të Partisë demokratike, këtë e vendosin njerëzit, por mund të them se ai mund të sjellë diçka të re, ajo që quhet fuqia e përfaqësimit në politikë’.

Kështu u shpreh gazetari Armand Shkullaku nga 'Të Paekspozuarit' në MCN TV teksa theksoi se kjo gjë do arrijë të vërë në lëvizje edhe Ramën i cili deri tani nuk ka pasur konkurencë nga pala përballë.

Nëse duhet të kthehet Berisha apo jo këtë e vendosin njerëzit me votë. Ai mund të sjellë diçka të re. Do kemi rikthimin e fuqisë së përfaqësimit në politikë. Berisha nuk ka kohë për të gabuar, do e besoja nëse thotë se kryeministri nëse humbet zgjedhjet ikën në shpi, do zgjidhet kryetari me primare dhe deputetët do i caktojë anëtarësia me votë etj, etj.

Këtë e shoh si rikthim të politikës dhe përfaqësimit në politikë dhe kjo do e vëjë në lëvizje dhe Edi Ramën i cili sot po bën çfarë të dojë. Politika na ka mësuar se ka disa ligje të pashkruara që duhen zbatuar se je aty si pasojë e vullnetit të dikujt jo se ke lindur i tillë. Rama se ka marrë fare mundimin ta bëjë këtë gjë në Partinë Socialiste të respektojë përfaqësimet sepse përballë ka pasur dikë që ka bërë të njëjtën gjë sepse nuk ka pasur konkurencë.

Tani Berisha thotë do e bëj këtë gjë dhe kjo nuk është e mirë vetëm për PD por edhe për njerëzit. Sot kemi një kryetar partie që nuk bën kongres fare prandaj lëvizja e Berishës do çojë në një lëvizje më të mirë politike.