AKTUALITET, 11 Nëntor 2021, 23:22

“PD i ofroi LSI-së 15 mandate”/ Kryemadhi i kthehet “flakë për flakë” Gaz Bardhit: Mashtron për listën e përbashkët PD-LSI

“PD i ofroi LSI-së 15 mandate”/ Kryemadhi i kthehet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së Gazmend Bardhi i cili tha se PD i ofroi 15 mandate të sigurta nëse ata do të hynin në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.