AKTUALITET, 11 Nëntor 2021, 22:11

Çani: Berisha nuk e merr dot PD-në

Çani: Berisha nuk e merr dot PD-në
Në foto: Gazetari Arian Çani dhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha

“Berisha nuk e merr dot PD-në”, kështu u shpreh gazetari Arian Çani nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, teksa tregoi disa nga arsyet që sipas tij nuk e bëjnë të mundur këtë.

Sipas Çanit, arsyeja e parë është se nuk e lë Amerika; së dyti, sipas tij, Berisha nuk u tregua i hapur me mbledhjen e 4200 firmave nga "Foltoret" dhe, së treti, deri në 11 Dhjetor Berisha mund të merret si i pandehur nga Amerika.

Pjesë nga biseda:

Çani: Ju po flisni sikur Berisha e merr PD-në. Më vjen keq, por Doktori nuk e merr dot PD-në. Nuk e merr sepse nuk e lënë ta marrin, nuk e lënë gringot, Amerika.

E dyta Berisha duhet të kishte luajtur më hapur me firmat, nëse donte të merrte partinë ai duhet të luante hapur. Duhet të kishte mundësinë që ta bënte publike. 4200 firma pse nuk janë bërë publike? Duhej që në sy të kamerave të mblidhte firmat.

Ja pse është keq me amerikanët. Sot ai ka nevojë të heqë gojët e liga. E treta është që deri më 11 dhjetor mund të ndodhin gjëra, gringot mund ta marrin si të pandehur. Unë nuk jam kundër Saliut, jam pro tij.

Kokalari: Nuk është e vërtetë. Do të bëhen publike firmat. Basha para 13 qershorit tha që nuk i bëjmë publike firmat sepse ka një ligj që nuk i lejon. Berisha është nga të vetmit burra shteti në Shqipëri.

Poll