TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për çështjen e thirrjes së Kuvendit Kombëtar të PD më 11 dhjetor. Ai thotë se kushdo mund të verifikojë 4200 firmat e dorëzuara në PD.
“Është hera e parë në historinë e këtij vendi që anëtarët e Partisë Demokratike e marrin në dorë Kuvendin e saj. Po përdoren në mënyrën më të padenjë dhe qesharake kamerat televizive për të paraqitur dosjet bosh, ato dosje aty….
Kemi të bëjmë me raportin që kanë me njeriun drejtuesit e PD-së dhe ata që kanë rrotull që janë të vetmit që i besojnë Lul Bashës ose bëjnë sikur besojnë.
Injoranca kurrë nuk është dhe nuk do të jetë argument, përfaqësia ta udhëheqë asamblenë, por kur ajo ka refuzuar ta mbledhë asamblenë, një minutë se kemi të bëjmë me një koncept fondamental, ku janë ata që kanë frikë nga liria, nga anëtarësia të cilët të tmerruar nuk bëjnë dot 10 metra nga zyrat e tyre për të kontrolluar dokumentet.
Ky Kuvend u thirr nga anëtarësia. Ajo është shumë e thjeshtë, të ftoj ty këtu dhe ata aty që mbrojnë Lul Bashën, të shkojnë nesër dhe të marrin një më një formularët” – tha Berisha në “Opinion”.