TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit ku janë diskutuar emrat e kandidatëve për Kryesinë e re që do t’i çohen ditën e shtunë për votim Këshillit Kombëtar, i cili mblidhet në orën 11:00.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ky ishte një rast për t’i shprehur mirënjohjen çdo anëtari të Komisionit që u angazhua gjatë kësaj kohe, në “rivendosjen e pluralizmit të vërtetë politik në Shqipëri.”
Ndërsa, i pyetur se përse në liste nuk shihen emra që e kanë kritikuar apo i kanë dalë kundër, lideri historik i demokratëve tha se janë zgjedhur për kandidatë zonja e zotërinj me kontribut në PD. Më tej ai shtoi se kushdo është i lirë që të vijojë ta kritikojë apo t’i bëjë vërejtje.
“Ishte rast për të shprehur mirënjohjen time ndaj çdo anëtari të këtij komisioni, që u angazhuan dhe dhanë një kontribut substancial në realizimin e tij. Në rikthimin, rivendosjen e pluralizmit të vërtetë politik në Shqipëri.
Komisioni, në mbledhjen e tij, siç e parashikon statute, ka miratuar listën e kandidatëve për kryesinë që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar. Ka dhe të rinj e të reja.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative, kryesinë e PD. Ju do të shihni në ekran çdo votë, për çdo kandidat të votuar në listë.
Unë mendoj se në listë janë paraqitur kontributet e Rithemelimit, janë paraqitur zonja dhe zotërinj me kontribut. Natyrisht, lidhur me ata që kanë vërejtje, sugjerime dhe kritika, janë të mirëpritur t’i vijojnë vërejtjet, kritikat pa asnjë lloj…”
Duke u kthyer tek lista, ajo që bie në sy është rikthimi i Jozefina Topallit, Arben Imamit dhe Florion Mimës. Në listë gjithashtu janë dhe Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj, të vetmit deputetë që morën pjesë në Kuvendin e 30 prillit.
LISTA E PLOTË
