AKTUALITET, 27 Maj 2022, 19:22

Mbytja e dy të miturve në liqenin e Prushit, zbulohen detajet nga ngjarja e rëndë: Në ujë ishin duke u larë gjashtë fëmijë, katër mundën të dilnin

Mbytja e dy të miturve në liqenin e Prushit, zbulohen detajet nga

Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Prushit, në afërsi të Tiranës.

Burime nga policia për bëjnë me dije se në liqen kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, 4 prej të cilëve kanë mundur të dalin nga uji ndërsa 2 jo.

Nuk dihet ende mosha e saktë e fëmijëve, por që paraprakisht dyshohet që ata të jenë të moshës 11 dhe 13-vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.