AKTUALITET, 27 Maj 2022, 17:11

Zjarr masiv në një magazinë në Maliq, ndërtesa shkrumbohet plotësisht

Zjarr masiv në një magazinë në Maliq, ndërtesa

Një zjarr i rënë gjatë pasdites ka shkrumbuar plotësisht një magazinë në fshatin Burimas të Maliqit.

Në magazinë ishin grumbulluar produkte bujqësore ndërsa për vënien në kontroll të zjarrit u desh ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse të bashkisë.

Nuk dihet ende si ra zjarri dhe nëse ishte i qëllimshëm apo aksidental.