TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje tragjike nga ngjarja në Tiranë. Dy fëmijët e mitur, që u mbytën në liqenin e Prushit, janë vëllezër, të moshës 14 dhe 10 vjeç.
Kanë qenë një grup fëmijësh, të cilët kapeshin pas një litari në pemë dhe zhyteshin në liqen, prej ku fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.
14-vjeçari është futur në liqen për të shpëtuar vëllanë e vogël, por të dy kanë humbur jetën. Ata janë me iniciale M.T. dhe K.T.
Trupat e pajetë u nxorrën pas disa orësh nga polumbarët e forcave RENEA.