AKTUALITET, 27 Maj 2022, 15:29

Aksioni i pastrimit, Rama: T’i japim fund njëherë e mirë kësaj marrëzie që të vret sytë

Aksioni i pastrimit, Rama: T’i japim fund njëherë e mirë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh për Planin e Pastrimit Kombëtar. Kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar pamje nga ky aksion në disa qytete të vendit.

Kryeministri shprehet i bindur se do t’i jepet fund njëherë e mirë “kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin”.

“Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin.

*momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec”, shkruan Rama.