AKTUALITET, 27 Maj 2022, 20:46

UNUM Festival, destinacioni i argëtimit

UNUM Festival, destinacioni i argëtimit

Për të tretën herë, Rana e Hedhun në Shëngjin do të elektrizohetnga tingujt e DJ-ve më në zë të momentit, të njohurndërkombëtarisht. Ngjarja më e madhe muzikore, UNUM Festival bën bashkë në 6 ditë të jashtëzakonshme adhuruesit e muzikës elektronike. Edhe ky edicion, mbështetës kryesor kaOne Telecommunications. 

Sezoni turistik i këtij viti u hap me konferencën përshtyp të organizatorëve të festivalit, së bashku me prezencën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit, znj. MirelaKumbaro, kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu dhe me Drejtoreshën e Marrëdhënieve të Korporatës së One Telecommunications, znj. Ornela Bego. 

Znj. Mirela Kumbaro, shpreh falenderimet e saj dhe ështëmirënjohëse që UNUM Festival mbahet në vendin tonë dhe qëpërpos argëtimit, përkujdeset edhe për mjedisin. "Çdo ndërmarjeduhet të ketë patjetër edhe dimensionin mjedisor sepse ështëprioritet absolut", u shpreh znj. Kumbaro. 

Përpos tingujve dhe eksperiencës mahnitëse, UNUM Festival kandikuar pozitivisht edhe në aspektin e turizmit vendas dhe këtë e konfirmon kryetari i bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu, i cilithekson se ky event shërben si një promovim për Shqipërinë, sidhe sjell përfitime edhe për zonën e Shëngjinit dhe Lezhës.

ONE Telecommunications, si mbështetësi kryesor i Unum, ështëgjithmonë krah eventeve që kontribuojnë në promovimin e Shqipërisë, ose që kanë në fokus kujdesin ndaj mjedisit. "Unum Festival sjell pjesëmarrëd nga e gjithë bota dhe përveçseargëtohen me muzikën fantastike, kanë mundësinë të njohinedhe Shqipërinë. Një prej vlerave kryesore të ONE është edhepromovimi i mrekullive të Shqipërisë dhe këtë e dëshmon më sëmiri edhe fushata "Unë jam One", - u shpreh znj. Ornela Bego, Drejtoresha e Marrëdhënieve të Korporatës së One Telecommunications. Znj. Bego e mbylli fjalën e saj me thirrjen"Ejani në UNUM dhe bëhuni një me natyrën dhe muzikën".

Drejtori Artistik i Festivalit, Mousa Ceesay, tha se në punën e tyre i vënë theksin aspektit mjedisor dhe impaktit në komunitet. "Ne duam që jo vetë t'i argëtojmë njerëzit, por edhe t'i edukojmëme përgjegjshmërinë ndaj mjedisit. Ndaj, ne kemi politikastrikte për menaxhimin e mbetjeve, përmes organizatavendërkombëtare. Gjithashtu, duam që ky festival të sjellëpërfitime edhe për komunitetin ku zhvillohet." Në këtë kuadër, si pjesë e programit është edhe pastrimi i plazhit të Ranës sëHedhun. 

UNUM Festival do të mbahet në datat 1-6 qershor tek Rana e Hedhun, Shëngjin dhe biletat mund t'i gjeninë: https://unumfestival.com/.

UNUM Festival, destinacioni i argëtimit

UNUM Festival, destinacioni i argëtimit