AKTUALITET, 27 Maj 2022, 15:47

EMRI/ Vdekja e 34-vjeçarit në punë, Gjykata e Kurbinit jep masën e sigurisë për inxhinierin e arrestuar

EMRI/ Vdekja e 34-vjeçarit në punë, Gjykata e Kurbinit jep

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për inxhinierin Mondi Turhani, i cili u arrestua dy ditë më parë pas një incidenti në një pallat në Milot, ku humbi jetën një punonjës.

Inxhinieri i firmës ku bëheshin punimet do të hetohet në gjendje të lirë.

Ngjarja ndodhi më 25 maj në zonën e Milotit ku 34-vjeçari Mark Debrova ra nga lartësia e objektit ku punonte e për pasojë ndërroi jetë.

Për këtë ngjarje, u arrestua inxhinieri i kompanisë së ndërtimit, Mondi Turhani i cili u lirua ditën e sotme dhe që do hetohet në gjendje të lirë.