TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë nxjerrë trupat e pajetë të dy fëmijëve të cilët u mbytën në liqenin e Prushit në afërsi të Vaqarrit, në Tiranë.
Dy fëmijët të cilët dyshohet të jenë të moshës 11 dhe 13-vjeçare, ishin duke u larë në liqen me një grup shokësh.
Katër prej tyre kanë mundur të dalin nga ujërat e liqenit artificial, ndërkohë që dy prej tyre u shpallën të zhdukur.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Ekipet e polumbarëve të Res kanë për të bërë të mundur gjetjen e trupit të një prej viktimave, ndërkohë që vijojnë kërkimet për trupin e fëmijës së dytë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.