AKTUALITET, 25 Prill 2022, 22:46

Kreshnik Spahiu: Peticioni kundër Yuri Kim është i lidhur me rusët!

Kreshnik Spahiu: Peticioni kundër Yuri Kim është i lidhur me
Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu thotë se peticioni kundër Yuri Kim, është i lidhur me rusët! 

Në një lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Spahiu tha se  ka filluar në Shqipëri një "urrejtje masive ndaj SHBA-ve". 

Kreshnik Spahiu: Thelbi është që pse të gjithë vendet europiane po largojnë diplomatët rus, ndërsa Shqipëria kërkon largimin e një ambasadore amerikane? Shqipëria është unike jo rastësisht. Ju mendoni se është thjesht Sali Berisha? Një individ? I shoh gjërat jo të rastësishtme.

Ylli Rakipi: Pra peticioni është i lidhur me rusët po thoni?

Kreshnik Spahiu: Është i lidhur me rusët. As në Moskë dhe Pekin nuk po sulmohet ambasadori amerikan. Kjo nuk është rastësi. Ndodh në një hark kohor të dominimit politik të Berishës. Kemi qenë dëshmitarë kur në qeverisjen e Berishës, largoheshin diplomatët me helikopterë nga stadiumi. 

Ylli Rakipi: Ju e keni verifikuar që këtë e ka bërë Berisha?

Kreshnik Spahiu: Së pari të gjithë njerëzit e Berishës i kanë bërë share dhe fushatë. Në Shqipëri po bie miti pro-amerikanë. Kemi një pjesë të mirë të shoqërisë që ka urrejtje masive ndaj SHBA-ve.