TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

KQZ, në një shkresë drejtuar ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha ka kërkuar që të ç’regjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendit emigrantët shqiptar.
Në një udhëzues të hartuar, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shprehet se emigratët që duan të votojnë duhen të regjistrohen në listët e zgjedhësve jashtë vendit.
Celibashi shprehet se do të duhet të përcaktojmë me akt të përbashkët mënyrën e bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për ç’regjistrimin e shtetasve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga lista e zgjedhësve brenda vendit.
“Zgjedhësi që ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës për Kuvendin duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me përcaktimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore në zbatim të tij”, thuhet në udhëzim.
Letra
Drejtuar: ERVIN HOXHA MINISTËR I BRENDSHËM
Në mbështetje të ndryshimeve më të fundit të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kemi nisur punën përgatitore për mundësimin e zgjedhjeve nga jashtë vendit për zgjedhjet e ardhshme për Kuvend të vitit 2025.
Në zbatim të nenit 25, pika 13 të Kodit Zgjedhor do të duhet të përcaktojmë me akt të përbashkët mënyrën e bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për ç’regjistrimin e shtetasve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga lista e zgjedhësve brenda vendit.
Përsa më sipër, gjeni bashkëngjitur për mendim dhe në vlerësimin tuaj projektudhëzimin e hartuar nga administrata.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.