AKTUALITET, 19 Tetor 2024, 11:47

Meloni s'tërhiqet pas vendimit të gjykatës: Javën tjetër do të dërgohet në Shqipëri një grup i ri, do të gjenden zgjidhje alternative

Meloni s'tërhiqet pas vendimit të gjykatës: Javën

Vendimi i Gjykatës së Romës për të kthyer mbrapsht në Itali 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti që ndodheshin në kampin në Gjadër ka sjellë përplasje mes Giorgia Melonit dhe magjistratëve.

Sipas La Repubblica, pavarësisht vendimit të gjykatës qeveria italiane nuk do të tërhiqet.

Prestigjiozja italiane raporton se Giorgia Meloni ka deklaruar se javën e ardhshme në Shqipëri do të vijë një grup tjetër me refugjatë. Kryeministrja italiane është shprehur se do të gjenden zgjidhje alternative.

“Pas përplasjes mes kryeministres Meloni dhe magjistratëve, ekzekutivi planifikon një transferim të ri të emigrantëve. Ndërkohë, anija e rojes bregdetare do të rikthejë në vendin tonë refugjatët pas moslegjitimitetit të ndalimeve të dekretuara nga drejtësia”, shkruan La Repubblica.

“Larg njoftimeve të kryeministres Giorgia Meloni për gjoja “zgjidhje alternative”, nga përplasja e egër kokë më kokë midis qeverisë dhe gjyqësorit, transferimi i 12 të mbyturve të anijes që u kapën në brigjet e Lampedusa dhe u dërguan në Shqipëri ishte i shpejtë”, shkruhet në artikull.