AKTUALITET, 19 Tetor 2024, 12:45

Abuzoi me 9 tenderë rrugësh e urash, arrestohet pas një viti në kërkim ish-zyrtari i Bashkisë së Gramshit! GJKKO e dënoi me 2 vite burg

Abuzoi me 9 tenderë rrugësh e urash, arrestohet pas një viti

Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim nga GjKKO për veprën penale 'Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike' kryer në bashkëpunim, është vendosur në pranga në Gramsh.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41 vjeç, banues në Gramsh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme