TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 80-vjeçare nga fshati Tregan i Elbasanit ka humbur gjurmët mëngjesin e kësaj të shtune.
Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se familjarët e të moshuarës kanë denoncuar menjëherë në polici zhdukjen e saj.
E moshuara me iniciale M.Q doli sot në mëngjes për të kullotur bagëtinë, e nuk u kthye më në shtëpi.
“Mëngjesin e sotëm është marrë njoftim nga familjarët, se ditën e djeshme rreth orës 17:00, është larguar nga banesa shtetasja M. Q., rreth 80 vjeçe, banuese në fshatin Tregan, e cila ka dalë nga banesa për të kullotur bagëtinë dhe nuk është kthyer më. Vijon kontrolli në territor për gjetjen e shtetases M. Q.”, njofton policia.