TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Profesori dhe ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj është "shënjestruar" nga hakerat dhe u kërkon të gjithë miqve të tij në rrjetet sociale që të bëjnë kujdes, pasi ata po tentojnë të vjedhin kursimet e qytetarëve dhe çdo gjë tjetër.
"Kujdes hakerat hajdute, po provojne çdo mundesi per te vjedhur kursimet dhe gjithçka. Dje ne darke me erdhi ky mesazh nga adresa e fb e nje miku tim", shkruan Arben Malaj, duke ndarë dhe mesazhin:
"Pershendetje me fal qe te bezdis te lutem po mundohesha te verifikoja faqen time ne facebook ne telefonin tim te ri dhe fb me kerkoi te gjeja nje shok facebook qe te me ndihmonte te marr nje kod verifikimi, facebook me dha sugjerime nga dy shoke dhe ti je njeri prej tyre tjetri personi nuk është online. keni marrë ndonjë kod nga Facebook?"
Profesori rendit dhe disa hapa të thjeshtë që mund t'i zbatojë çdo qytetar që të mos bjerë pre e mashtrimeve në internet:
1. Mos komunikoni me derguesit fallco te ketyre mesaxheve. Nderpriteni cdo komunikim me derguesin, sapo u ka ardhur nje mesazh i tille ne forma te ndryshme.
2. Mos beni asgje qe ata ju kerkojne nepermjet mesazheve. Mos e beni per asnje mik sado shume ta besoni ate.
3. Njoftoheni mikun tuaj qe I kane vjedhur llogarine e tij ne fb.
4. I kerkoni mikut tuaj ta denoncoj kete rast tek policia, departamenti I luftes kunder krimeve kibernetike.