TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pavaresisht se infrastruktura në fshatin Fushë Studen në Librazhd është shtuar, prindërit kanë një merak.
Fëmijët po iu ngelin pa martuar, shqetësim që e tregon për “Bagëti e Bujqësi” njëra prej banoreve.
Si nënë e shumë fëmijëve ajo tregon se djemtë nuk i ka të martuar, kjo sepse vajzat tashmë nuk dëshirojnë të vijnë në fshat.
“Këtu në Shqipëri kam dy çna edhe një gocë. Janë në moshën 35-vjeçare, të pamartuar. Nuk duan çunat, por nuk ka as vajza. Nuk vijnë.
Nuk e duan vajzat fshatin se ka punë, ka lopë, patate dhe punë të tjera. Kemi kërkuar nuse për djemtë por nuk ka, kanë ikur në qytetet kryesore”, tha ajo.