TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për median italiane në lidhje me paktin mes Italisë dhe Shqipërisë për qendrat e refugjatëve.
Berisha tha për ‘La Presse’ se marrëveshja Romë-Tiranë ka probleme serioze ligjore, duke kerkuar nga pala italiane qe te prishet kjo marreveshje. Sipas tij, Edi Rama është kampion i blofit dhe do të mbrohet duke thënë se kjo nuk ka lidhje me vendin e tij.
“Unë e kam kundërshtuar këtë marrëveshje që në fillim për arsyen kryesore dhe të vetme: problemet e pamohueshme ligjore që lindin në raste të ngjashme, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
Vendimi i Gjykatës së Romës është padyshim një problem serioz”, tha kreu i Partisë Demokratike Shqiptare për ‘La Presse’.
“Për sa i përket pasojave të këtij vendimi për Edi Ramën, ky i fundit është aktualisht kampion i blofit në Europë dhe më gjerë.
Tani do të mbrohet dhe do të thotë se kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me Italinë”, shtoi Berisha.