TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat, Edi Paloka ka hedhur akuza ndaj kryetarit të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, për të cilin thotë se po ndjek axhendën e lënë nga Rama në kongresin e PS.
Në një dalje për mediat nga selia e PD, Paloka u shpreh se nuk mundet që Alibeaj të jetë me kryetar i grupit parlamentar, pasi Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar.
I pyetur se pse e kanë njohur deri tani si kryetar të grupit parlamentar, Paloka tha se këtë e kanë bërë për të mos krijuar një klime përçarëse brenda PD.
“Alibeaj vjen të flasë gjoja për bashkimin, ka parashikuar në axhende bashkimin dhe e fillon mbledhjen me axhendën që e la Rama në kongresin e PS, përjashtimin e deputeteve të PD
Nuk e di si mund të flitet për ribashkim, kur Alibeaj flet për deputetë të përjashtuar.
Në këto kushte Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat që i lejohen një kryetari grupi. Alibeaj nuk mund të jetë kryetar grupi sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
E kemi pranuar për të mos krijuar një klimë përçarëse.
Për të mos filluar një përçarje të PD dhe për të tentuar dhe bashkuar një gjë që u prish nga Basha”, tha Paloka.