AKTUALITET, 12 Prill 2022, 14:40

"Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar, jo guvernatore!"/ Detaje nga sherri në PD

"Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar, jo

Zbardhen të tjera detaje, nga mbledhja me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD. Përveç debatit të fortë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka pasur dhe ndërhyrje nga deputetë të tjerë.

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj deklaroi se për grupit e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo ‘guvernatore’, siç e ka cilësuar Sali Berisha. 

Nga Xhaferaj ka pasur gjithashtu një akuzë për Berishën dhe Alibeajn.
“Për grupin e PD, Yuri Kim është ambasadore e nderuar e SHBA-ve dhe jo guvernatore! Si Berisha, si Alibeaj nuk po bëjnë përpjekje për bashkim, s’po bëni bashkim por rrënim!”, mësohet të ketë thënë Xhaferaj.

Mbledhja vshtë shoqëruar me debate të forta, ku Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Alibeajt nga kryetar i grupit parlamentar.