TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane mbrëmjen e djeshme pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet kanabis.
Policia rrugore në Genoa po zhvillonte kontrolle të rastësishme. Efektivët ndaluan makinën e të riut shqiptar ku pas kontrollit gjetën lëndën narkotike.
Gjithashtu efektivët e policisë ushtruan dhe kontroll fizik, ku 20-vjeçarit i gjetën kanabis dhe në të brendshmet e tij.
Në total iu kap një sasi prej 130 gramësh kanabis. Ndër të tjera policia i sekuestroi dhe një shumë prej 1200 eurosh që dyshohet se vinte nga aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike.