AKTUALITET, 23 Gusht 2023, 17:41

Konkursi i arkitekturës/ Do të garojnë 391 kandidatë për 155 vende në universitet

Konkursi i arkitekturës/ Do të garojnë 391 kandidatë

Maturantët që kanë aplikuar për të studiuar arkitekturë iu nënshtruan të mërkurën konkursit të pranimit në fakultet. Në garë janë 391 kandidatë për 155 kuota në total.

Maturantët kanë aplikuar më herët në formularin A2 dhe më pas janë regjistruar pranë fakultetit të Arkitekturës për të hyrë në konkursin e pranimit. Testimi u zhvillua në sallën e pallatit të kongreseve.

Teza me 60 pyetje zhvillohet online dhe rezultati del menjëherë pas përfundimit të provimit. Për pjesën më të madhe të kandidatëve për student, arkitektura është pasion i tyre.

Të mërkurën në 23 gusht u mbyll edhe afati i provimit të mjekësisë. Përgjatë 10 ditëve maturantët iu nënshtruan testimit për t’u pranuar në degën mjekësi e përgjithshme. Ndërsa në 27 gusht do të shpallen fituesit në universitete.